Dje është mbajtur ceremonia e përvjetshme ‘Bafta’ për ndarjen e çmimeve në kinematografi.

Kremtimi i përvitshëm i arritjeve në kinematografi ngjall padyshim edhe kurreshtje të madhe tek publiku për veshjet e përdorura nga pjesëmarrësit, e këtë radhë vëmendjen kryesore e mori moderatorja Holly Willoughby, shkruan lajmi.net.

Vëmendjes së fotografëve nuk i shpëtoi as ylli i “Doctor Foster”, Suranne Jones, e cila mbante një fustan stil “tuxedo”, edhe ai deri në fund të këmbëve, serioz dhe “chic” njëkohësisht.

E shoqja e Benedict Cumberbacht, Sophie Hunter kishte zgjedhur një fustan të zi dhe me shkëlqim deri te kyçi, me printe që kujtonin lëkurën e krokodilit. E preferuar edhe e kaltërta e Phoebe Waller-Bridge, krijuesja e serialit televiziv fitues “Killing Eve”.

MUND TË JU PËLQEJNË