Këngëtarja Lori para disa ditë ishte ajo e cila lansoj këngën e saj të re ‘E kapërcej‘, me të cilën ajo erdhi me një ndryshim që nuk e ka bërë më parë. Lori, ka kohë që nuk ka qenë aktive me projekte muzikore.

Kënga më e re, është punuar nga dy bashkëpunëtorët e saj të besueshëm Armend Regjepagiqi dhe Aida Baraku.

Orkestrimi është realizuar nga kompozitori i njohur maqedonas, Darko Dimitrov.‘E kapërcej, ‘është publikuar në kanalin ‘YouTube‘ edhe me klip, në të cilin këngëtarja erdhi mjaft tërheqëse dhe atraktive.

Veshur me një fustan të zi ajo është shfaqur tejet seksi, ku ka ekspozuar edhe gjoksin e saj, gjë që nuk e ka bërë ndonjëherë këngëtarja.

Lidhur me këtë paraqitje të saj, në një intervistë ajo tha se ‘Njerëzit po kanë qef të shohin gjëra të bukura dhe kur i ke gjërat e bukura pse mos ti shfaqesh’.

Ndryshe, këngë e saj u prit mjaft mirë nga fansat.

MUND TË JU PËLQEJNË