Rita Ora po vazhdon të korrë suksese në arenën ndërkombëtare.

Rita Ora ka filluar numërimin nga mbrapa për ditën e lansimit të albumit të saj “Phoenix”, shkruan lajmi.net.

Suksesi i këtij albumi është i garantuar, e këtë gjë e vërtetojnë shitjet rekorde të tij, pesë ditë para lansimit.

“Faleminderit secilit për blerjen/dëgjimin, mbështetjen e “Let You Love Me!!” Ka kaluar në numër 4 në Britani dhe ka pak javë që është lansuar! Kjo është ndjenja më e mirë, të di që albumi “Phoenix” lansohet pas 5 ditësh!!! Faleminderit!”, ka shkruar Rita.

Kujtojmë që “Velvet Rope” është projekti i parë që Rita ka publikuar pak ditë para lansimit të albumit.

MUND TË JU PËLQEJNË