Gjira Kajtazi është këngëtare dhe repere e njohur, që para disa vitesh bëri revolucion me rep poezinë e saj gjithë revolt. Ajo, u shqua për krijimin e muzikës, poezinë konceptuale dhe dellin artistik, shkruan “Kosovarja”.

Rap-artistja e njohur shqiptare, Gjira, vite më parë e ka kurorëzuar lidhjen me martesë me futbollistin Ali Ibrahimin.

Ajo tash e një kohë ka ndërtuar jetën dhe karrierën e saj në Gjermani, teksa së fundmi është kthyer në vendlindje.

Nuk ka shumë kohë kur artistja u bë për herë të parë nënë e një djali të cilin e quajti Maël.

Si një nënë e përkushtuar edhe Gjira i këndon shpesh ninulla djalit të saj, ku së fundi ka zgjedhur pikërisht këngën që e duan gjithë fëmijët “Qingji i vogël”, për ta kënduar me zërin e saj melankolik.

Kjo ka tërhequr vëmendjen e shumë kolegëve e miqëve të saj, duke e komplimentuar për këtë ninullë të bukur.

Madje Loredana edhe e ftoi për ti kënduar vajzës së saj Hanës.

“Hec këndoj Hanes” I thotë Loredana koleges së saj Gjirës./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË