Të gjithë e duan punën e saj dhe e adhurojnë për pozitivitetin dhe energjinë që reflekton gjithmonë tek të tjerët.

Është fjala për të bijën e Shyhretes, Njomza Martinaj. Emër ky i afirmuar, i kërkuar dhe shumë i dashur, shkruan Kosovarja.

Njomza ndër vite ka arritur që të njihet si grimerja më me zë dhe më e talentuar, që nga duart e saj ka bërë që shumë fytyra publike të shkëlqejnë e të pëlqehen për pamjen e tyre.

Por jo vetëm kaq, Njomza tani po njihet edhe si vajza më e bukur e estradës, që me thjeshtësinë dhe çiltërsinë e saj po i bën për vete shumë zemra të së ëmës së saj.

Kjo falë aktiviteteve të saj dhe paraqitjeve që po bën në rrjetet sociale, kështu edhe duke i afruar të gjithë sa më shumë.

Epo në fakt edhe po ia del, sepse përveç që po arrin ti bëjë të gjitha femrat të shkëlqejnë nga puna e saj, edhe ajo dita ditës po bëhet ende më e bukur dhe me sharm sa lirshëm mund të themi se ngjan në një ylll të vërtetë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË