Ditën e djeshme, reperja e njohur shqiptare Loredana dha lajmin e trishtë se babai i saj kishte ndërruar jetë.

Nëpërmjet disa postimeve ajo preku të gjithë fansat me fjalët e saj.

“Faleminderit baba që bëre më të mirën për ne deri sot. Unë të dua dhe lutem që ti të jesh mirë atje. Për miqtë e mi që më ndihmojnë në këtë kohë të vështirë, ju falënderoj nga zemra”, ka shkruar këngëtarja.

Po ashtu edhe bashkëshorti i saj Mozzik nëpërmjet një postimi tregoi keqardhjen e tij për ngjarjen.

Megjithatë, pak minuta më parë Mozzik ka habitur fansat teksa ka lajmëruar se në orën 2 do të publikojë këngën e re.

Reperi nëpërmjet një postimi ka treguar se pavarësisht ngjarjes do t’i duhet të publikojë këngën.

MUND TË JU PËLQEJNË