Falë famës që fitoi sapo u bë pjesë e familjes së këngëtares Shyhrete Behluli, Learta Jakupit iu shtuan ndjekësit në rrjete sociale. Numri është rritur me shpejtësinë e erës dhe sot ajo llogaritet të jetë një nga personat me shumë “followers” në Instagram, shkruan “Kosovarja”.

Profili i Leartes në këtë rrjet social është publik dhe përditësohet shpesh me fotot të reja nga përditshmëria e saj.

Learta, që është edhe soliste e muzikës operistike, tashmë ka hapur edhe një butik me fustana, të cilin padyshim që shpesh e reklamon në faqen e saj. Pra, falë emrit që bëri, Instagramit dhe kushteve të tjera, ajo ka sukses edhe në biznes.

Por, Learta prej dy javësh më nuk e mban kreun e listës si nusja më e famshme, pasi në krye tashmë është Gëzime Krasniqi, reja e këngëtares Remzie Osmani që po ndiqet hap pas hapi që nga martesa, shkruan “Kosovarja”.

Tashmë edhe Instagrami i Gëzimes është publik, që do të thotë se edhe ajo po mirëpret ndjekës dhe kush e di se ku do të arrijë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË