Mozzik ka ‘thyer’ heshtjen pas ‘zhurmës’ rreth akuzave që po i bëhen partneres së saj, Loredanës.

Mozzik ka ndarë me ndjekësit një fotografi në Instagram, në të cilën shfaqet pranë veturës së tij.

Reperi këtë imazh e postoi pas ‘zhurmës’ që u në në medie, për akuzën që një çift zviceran po ia bëjnë Loredanës.

“I bërë vetë dhe real deri të vdes! “, ka qenë mbishkrimi që Mozzik ia ka lënë fotos.

Kjo e fundit dyshohet se ka marrë 700 mijë franga nga çifti zviceran, të cilët pretendojnë se ua mori me kërcënim, detyrim e mashtrim.

Mozzik dhe Loredana ditë më parë kanë qëndruar në Kosovë ku mbajtën konferencë për medie, në të cilën reperja tha se paratë nga ai çift u morën me vullnetin e plotë të tyre. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË