Është 22 vjeçar por shumë i kërkuar në fushën e modës.

Disenjatori Egzon Kazagiqi, me punën e tij tashmë po iu bën konkurrencë shumë emrave të njohur, e këtë më së miri po arrijnë ta tregojnë yjet e estradës, shkruan Kosovarja.

Veshjet e tij janë parë tek shumë emra që kanë bërë bujë në karrierë, e që vërtetë janë veshje shumë të veçanta.

Egzoni njihet edhe si disenjatori i cili i ka transformuar dhe ju ka dhëne një imazh VIP ashtu siç iu takon.

Një simbol në forme të trekëndëshit me mbishkrim që ka emrin e disenjatorit Egzon Kazagiqi është vënë si detaj në çdo kreacion që veshin yjet tona.

Në vazhdim, Kosovarja ua sjellë disa imazhe ku Egzoni shihet se ka dhënë më të mirën nga vetja, e që për të dizajni nuk është thjeshtë si profesion, por që mbanë në vete një dozë të madhe pasioni./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË