Dizajni i modës, një fushë kjo e ndjekur nga shumë emra të cilët bëjnë bujë në vendin tonë, veçse po rritet edhe më shumë, shkruan Kosovarja.

E këtë më së miri e vërteton talenti i të riut i cili po lë nën hije të gjithë dizajnerët e vendit me kreacionet e tij që po i shohim tek shumë emra të njohur.

Pasionin për dizajn Egzon Kazagiqi e shfaq në çdo veshje që krijon, e këtë e kemi parë tek këngëtaret të cilat marrin vëmendjen maksimale në skenë.

Emrat si Tayna, Vesa Smolica, Nikka e shumë tjera i kemi parë në veshjet e tij në klipe të ndryshme, e që vërtetë talenti i tij lë gojëhapur.

Për këtë e dëshmojnë imazhet që Kosovarja ua sjellë në vazhdim./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË