Gjithsecili nga ne jemi të fokusuar pas një ngjyre e cila na duket që na shkon më së miri.

Për të gjitha është shije relative kur bëhet fjalë për secilën ngjyrë, por kur vjen puna te ngjyra e zezë të gjithë i gjejmë në një vend, shkruan Kosovarja.

Thuajse të gjithë janë të fokusuar në këtë ngjyrë, dhe çdo dytin njeri mund ta gjesh të veshur e të kombinuar në ngjyrën e zezë.

Por, këtë akull po del ta thyejë disa nga fytyrat tona publike, duke u dhënë më shumë pas ngjyrës së bardhë, e jo rrallë herë e shohim të pranishme në veshjet e shoqërisë tonë.

Këta janë: Ariana Fejzullahu, Kadrie Canolli, Learta Jakupi, Yllka Kuqi, Dafina Zeqiri, Morena Taraku dhe Adelina Berisha, dhe këngëtari i vetëm ndër këto femra Robert Berisha.

Këto 8 personazhe shumë të njohura dhe të pranishëm në mediat rozë janë parë duke përdorur këtë ngjyrë jashtëzakonisht shumë.

Mirë boll, jemi mësuar që femrat të kopjojnë njëra tjetrën dhe të veprojnë ashtu siç bën tjetra, po çfarë zori kishte vallë Roberti të hynte në këtë valle e të cilësohej si mashkulli i vetëm. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË