Pas tërmetit disa emra të estradës shqiptare kanë anuluar koncertet.

Shqipëria është prekur me tërmete që kanë marrë jetë njerëzish e kanë shkaktuar shumë dëme materiale.

Emra të njohur të estradës dhe jo vetëm janë shprehur të gatshëm t’i strehojnë në shtëpitë e tyre të prekurit nga tërmeti.

Ata madje kanë anuluar edhe koncertet në shenjë solidarizimi me të prekurit.

Sinan Hoxha

Dita Kur nuk festohet e as këndohet por në këmbë për të mbështetë njerëzit në nevojë.

Alban Skënderaj

Për shkak të tërmetit dhe fatkeqësive që erdhën me të edhe eventi i sotëm që do të mbahej në Berat anulohet në respekt të viktimave dhe njerëzve të prekur. Data e re do vendoset së shpejti. Faleminderit.

Gjiko

Për shkak të angazhimeve humanitare pas tërmetit në Durrës, i anuloj të gjitha pjesëmarrjet nëpër eventimente muzikore për festën e 28 Nëntorit.

Kida

Koncerti në Duplex Club që është paraparë për sonte anulohet dhe kjo është më e pakta që mund të bëjmë. shpresoj që ndihma dhe kontributi i gjithësecilit prej nesh të vazhdojë edhe më tutje për ata që kanë nevojë për ne.

Dafina Zeqiri

Në shenjë solidariteti me vëllezërit dhe motrat tona nga Shqipëria kemi vendosur që të anulojmë eventin në Astonia Club me datë 28 Nëtor. E juaja Dafina Zeqiri.

Korab Shaqiri

Njoftojmë se anulohet mbrëmja për festën e 28 Nëntorit në Strugë. Është ditë zie për të gjithë shqiparët. Ju kërkoj falje dhe mirëkuptim të gjithë atyre që kanë rezervuar, mbrëmja do të shtyhet për një datë tjetër. Me dhimbje dhe pikëllim, juaji Korabi.

Meda

Miq të nderuar kudo që jeni, ju njoftojmë që në shenjë solidarizimi për ngjarjen që ka ndodhur në Shqipëri, unë bashkë me grupin tim anuloj të gjitha mbëmjet festive të planifikuara për nder të 28 Nëntorit, ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Ngushëllime familjarëve të prekur nga kjo tragjëdi. Zoti i ndihmoftë të gjithë ata që po përballen me të ftohtë dhe me disfatë. Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët. Me respekt i juaji Meda.

MUND TË JU PËLQEJNË