Mihrije Braha nuk është nga ato femra të estrades që thjesht del në skenë, këndon dhe kaq. Jo, ajo është përtej kësaj, pasi prej shumë vitesh është pjesë integrale e botës së televizionit dhe spektaklit, shkruan “Kosovarja”.

Pra, këngëtarja Mihrije Braha është mjaftë e pranishme në shou, intervista dhe deklaratat e saj shpesh shkaktojnë bujë e bëhen pjesë e debateve.

Dhe, ajo nuk flet vetëm dhe ekskluzivisht për muzikën, por edhe për shumë gjëra të tjera që na atakojnë thuajse çdo ditë, shkruan “Kosovarja”.

Megjithatë, ne po ndalemi tek muzika, ku këngëtarja tregon se në estadë ka pasur gjithmonë inate, por se ka pasur edhe pak më shumë moral.

Mihrija mendon se shprehja e inatit në mënyrë kaq të hapur dhe publike, shpesh po përdoret edhe për klikime.

 

MUND TË JU PËLQEJNË