Aktori shqiptar Blerim Destani ka arritur shumë shpejtë të korrë suksese të njëpasnjëshme shkruan “Kosovarja”.

Nuk ka shumë kohë kur Blerim Destani ka shënuar një sukses të ri në arenën ndërkombëtare, me pjesëmarrjen tij në filmin “The Poison Rose” duke ndarë skenën me dy artistët e famshëm John Travoltën dhe Morgan Freeman.

Duke hedhur hapa të pandalshëm Destani ka vazhduar të ngjitet akoma më lartë në skenën ndërkombëtare, kësaj here ai ka bërë të ditur se do të aktrojë përkrahë yjeve me famë botërore siç janë aktorët Robert De Niro dhe ai Tommy Lee Jones.

Për sukseset e tij nuk kane munguar as urimet nga miqtë dhe kolegët e aktorit shqiptar.

Natyrisht që talentët e tillë na bëjnë të ndihemi krenarë./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË