Aktori shqiptar që arriti të ulet në një tavolinë me aktorët e mëdhenjë botëror, siç janë John Travolta dhe Morgan Freeman.

Blerim Destani është një nga aktorët shqiptarë që ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme ndërkombëtare, shkruan “Kosovarja”.

Pas suksesit në filmin “ The Poison Rise”, i cili ka ditë po shfaqet edhe në kinematë amerikane e që po zgjon interesim të madh, Destani nuk e ka ndërmend të ndalet.

Së fundmi ai është bërë pjesë e revistës amerikane “Bella”.

Aktori ka treguar për lexuesit se është me origjinë shqiptare dhe se ai ka lindur në Gjermani, sepse familja e tij ka emigruar shumë shpejt.

Ai poashtu ka dhënë detaje nga fillimet e tij ku ka rrëfyer se punën me aktrimin e ka nisur që në moshën 13-vjeçare dhe gjithmonë e ka pasur ëndërr të luante në një film me aktorë të famshëm.

Kurse ka thënë që në të ardhmen, do të donte shumë të kishte një rol në një film ku do të luan Meryl Streep, Denzel Washington, Daniel Day-Leëis, Sean Penn, Robert DeNiro apo Al Pacino.

Në këtë nuk dyshojmë, ngase Blerimi deri sot dëshirat dhe ëndërrat i ka realizuar me punë përkushtim të madh e dashurinë e madhe që ka ndaj profesionit./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË