Urimeve të shumta për festën e Kurban Bajramit iu shtua edhe ai i Blerim Destanit.
Blerim Destani aktori i cili kohët e fundit i kaloi duke xhiruar skenat e filmit të ri, ka shfrytëzuar Instagramin si mjet social për të uruar festën.
Duket se aktori shqiptar ka lënë anash dietën për sot, pasi në foton e publikuar shihet pranë një tepsie me bakllavë me çka edhe uron festën e shenjtë.
“Gëzuar Kurban Bajramin” ka shkruar Blerimi në postimin e bërë. /Lajmi.net/