Tashmë është bërë njëra nga këngëtaret më të përfolura, merr vëmendje jo vetëm për stilin e të kënduarit por edhe në veprimet dhe gjestet që bën rreth njerëzve, shkruan Kosovarja.

Kënga e fundit e saj është duke u dëgjuar dhe pëlqyer jashtëzakonisht shumë, erdhi më ndryshe se herëve të tjera një Tayna më e qetë dhe më një histori të këngës më ndryshe se ato dy të parat. Ajo jo rastësisht ka titulluar këngën Doruntina ku edhe i lidhet me emrin e vërtetë të këngëtares.

Është edhe më shumë aktive e ftuar ne emisione të ndryshme televizive por vazhdon edhe me tej nëpër mbrëmje muzikore.

Tayna nuk është e koncentruar vetëm e vetëm te karriera e saj, përcjell edhe aktivitetet e kolegëve. Rashel Kolancei është njëra nga vajzat pjesëmarrëse në spektaklin ‘Dance with me’ e nga përformnaca e fundit ajo ka ndarë një imazh ku këngëtarja kosovare i ka lënë një koment duke u shprehur e habitur dhe duke shpreh dashuri me ikonat përshkruese.

Edhe Rashel i ka kthyer komentin me po aq dashuri për këngëtaren e cila suksesshëm po vazhdon karrierën muzikore. /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË