Vajzat e Shkurte Fejzës kohëve të fundit po marrin vëmendje të madhe në mediat rozë.

Janë postimet e shumta dhe të shpeshta në rrjetet sociale, për të cilat ato po komentohen, shkruan “Kosovarja”.

Sidomos Gresa e cila qysh nga dasma e saj, vazhdimisht ka qenë pjesë e ‘thashethemeve’ mediale. Gresa me shëtitjet e saj në vende të ndryshme të botes tregon se është tejet e lumtur.

Megjithatë ajo që bie në sy dhe është mjaftë interesante fakti që ajo asnjëherë nuk e shfaq bashkëshortin në profilin e saj.

Në këtë aspekt të dyja vajzat e Shkurtes si Gresa ashtu edhe Besiana janë më të rezervuara duke mos shfaqur bashkëshortët.

Gresa sot ka publikuar disa fotografi në Instagram duke shijuar kohën me diell në Turqi e që si duket po qëndron atje me bashkëshortin.

Mbase jo fytyrën ajo shfaq pjesë nga trupi muskuloz i bashkëshortit i cili e ka kapur për fyti Gresën.

Fotografi kjo interesante të cilën këngëtarja e ka ndarë me ndjekësit në Instagram./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË