Gresa Behluli është njëra ndër këngëtaret më të mira në skenën e muzikës,e që këtë talent e ka trashëguar nga nëna e saj, këngëtarja e njohur e muzikës popullore Shkurte Fejza.

Nga fillimi i karrierës ajo solli këngë të shumta si solo, po ashtu as bashkëpunimet me nënën e saj nuk munguan të cilat menjëherë shndërrohen në hite të mëdha, shkruan Kosovarja.

Që disa ditë është duke qëndruar në Amerikë, ku në rrjete sociale po shpërndan imazhe të ndryshme në vendet përrallore që po i viziton.

Shoqja më e mirë e jetës padyshim që është nëna, ku edhe këngëtarja ndau një imazh krahë nënës duke shkruar: “Shoqe të ngushta përgjithmonë”.

Nuk ka si dashuria e nënës, a po ?/Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË