Fushata zgjedhore sot ka filluar për të gjitha partitë në vend, duke shfaqur platformat dhe misionet e tyre për zgjedhjet e 6 tetorit.

Por, siç duket jo të gjithë e kanë mendjen veç te zgjedhjet. I pari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri po merr dhurata mjaft interesante.

I martuar me këngëtaren e njohur Myrvete Bajramin me të cilën kanë katër fëmijë, Lutfi Haziri çdo herë ka treguar e dëshmuar se politikanët dinë të jenë edhe bashkëshortë e prindër të përkushtuar.

E në këtë nismë të fushatave zgjedhore, Myrvetja gruaja e tij po han çokoladë të personalizuar me emrin e burrit të saj.

Me siguri kjo një dhuratë e vogël nga ana e saj për bashkëshortin e përkushtuar e të palodhshëm./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË