Këngëtari Muhamet Sejdiu, i cili tashmë ka dalë pozitiv me Koronavirus, më 13 mars ka kënduar në një aheng ditëlindjeje në Gjilan, aty ku pjesëmarrës ishte edhe i pari i Gjilanit Lutfi Haziri.

I kontaktuar nga Gazeta Insajderi, kryetari i Gjilanit, ka thënë që nuk ka pasur kontakt me këngëtarin Sejdiu.

“I uroj shërim të shpejt Muhamet Sejdiut, por asnjë kontakt me të nuk e kam pas”, ka thënë Haziri.

Ndërkohë, më 13 mars Indeksonline, kishte siguruar disa fotografi nga ky aheng.

Në këtë aheng, Haziri kishte shkuar bashkë me familje, ndërsa po atë ditë në Kosovë ishin shënuar dy rastet e para me Koronavirus, po ashtu ishin të pranishëm edhe 50 persona të tjerë.

Këngëtari Muhamet Sejdiu dhe bashkëshortja e tij, janë dy rastet e fundit që dolën pozitiv me Koronavirus. Tashmë ka shkuar në 19-të numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë.

Kujtojmë se më 13 mars Qeveria e Kosovës në një mbledhje të Jashtëzakonshme, mori vendim që të mbyllen të gjitha kafiteritë, restaurantet, klubet e natës, e kështu me radhë.

MUND TË JU PËLQEJNË