Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në këtë situatë emergjente ka thënë se “Zoti ka thënë: ti ruaju pak, Unë të ruaj shumë!”.Haziri ka treguar se në Gjilan nuk është raportuar nga autoritetet shëndetësore për asnjë rast të dyshimtë për COVID19.Postimi i plotë:

Zoti ka thënë: ti ruaju pak, Unë të ruaj shumë!Të dashur qytetarë,Komuna e Gjilanit prej 22 shkurtit ka marrë masat kundër #COVID19, ndërsa pas vendimit të Qeverisë, ka rritur intesitetin e veprimeve.

Ne kemi ndërtuar mekanizmat ndërkomunalë me institucionet komunale dhe regjionale, derisa bartëse është Komuna e Gjilanit.Fatkeqësisht, Kosova shënon rastet e para, por, fatmirësisht, në Gjilan nuk është raportuar nga autoritetet shëndetësore për asnjë rast të dyshimtë për COVID19.

Komisioni komunal është 24 orë në dispozicionin tuaj dhe për çdo kërkesë e shqetësim, ju lutem telefononi në këta numra kujdestarë: 112 (emergjenca), 192 (policia), 193 (zjarrfikësit) dhe 194 (urgjenca e QKMF) dhe ekipet do të reagojnë në afat rekord.Iu bëj thirrje të gjithëve që të mos dezinformoni në këtë situatë, përndryshe do t’ju raportojmë dhe do të përballeni me pasoja ligjore.Panik – JO, kujdes – MAKSIMAL!

MUND TË JU PËLQEJNË