Vlerësohet si bilbil i këngës shqipe, për shkak të zërit të mrekullueshëm që ka.

Shyhrete Behluli është nga artistet më të pëlqyera në vend, e cila i solli publikut për vite këngë e hite të shumta shkruan “Kosovarja”.

Ajo veç si një këngëtare me nam, vlerësohet edhe një grua e zonja dhe shumë elegante.

Ndonëse është nënë e pesë fëmijëve, Shyhretja po iu bën konkurencë femrave më të bukura të estradës me paraqitjet plotë stil.

Ajo komplimentohet e merr vëmedje të madhe duke reflektuar bukuri e pozitivitet.

E ndërkohë që po qëndron jashtë vvendit Shyhretja ka ndarë një imazh me bashkëshortin pranë të cilit duket tejet e lumtur.

Dyshja me paraqitjet e tyre po tregojnë se nuk e kanë ndërmend të plaken./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË