Miqësia e tyre është një ndër më protagonistet në showbiz-in shqiptar dhe ata asnjëherë nuk kanë tentuar që ta zbehin këtë detaj, përkundrazi.

Është një nga ato marrëdhëniet që komentohen jo pak, mbi të gjitha për faktin se ata të dy janë të famshëm dhe njerëzit i duan. Po flasim për këngëtaren Elvana Gjata dhe moderatorin Ermal Mamaqi dhe besojmë se kemi të drejtë apo jo?

Shkak për protagonizmin e tyre të radhës në median rozë është bërë pikërisht një postim i fundit që këngëtarja ka bërë në profilin e saj zyrtar në Instagram. Si një ndër të paktat raste, Elvana ka zgjedhur që të shfaqet “acqua& sapone” pa asnjë pikë make up-i në portretin e saj dhe të themi të drejtën shkëlqen! Duket po aq e bukur natyrale, sa edhe në rastet e tjera kur për shkak të angazhimeve në skenë, në koncerte o dalje të ndryshme publike i duhet që të bëjë grim profesional.

Kanë qenë të shumta komentet dhe njerëzit që i kanë shprehur publikisht vlerësimin për look-un e saj, mes tyre dalloi komenti epik i Ermal Mamaqit. Sigurisht, me nota humori ai shkruan: “Zemra mamit. Vdektë mami për ty…shumë bukur ke dal mam. Bravo”.

Ka mjaftuar kaq dhe komentet dhe të qeshurat e miqve virtual të dyshes së famshme nuk kanë munguar!

MUND TË JU PËLQEJNË