Cilët janë kushërinjtë e parë që ju vijnë në mendje?

Apo ishte e kotë si pyetje, sepse Kardashian/ Jenners ju kujtohen menjëherë si kushërinjtë më të famshëm. Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Kushërinjve, veç familjes së famshme, mund të mësoni për herë të parë edhe personazhe të tjerë që nuk i keni ditur më herët se kanë lidhje gjaku mes tyre.

Penelope Disick dhe North West janë praktikisht të pandara nga njëra-tjetra, por ndoshta ju nuk e dinit se Angelina Jolie dhe Hillary Clinton janë kushërira, Guy Ritchie dhe Kate Middleton po ashtu, Pharrell Williams dhe Timbaland, Nicolas Cage dhe Sofia Coppola, Justin Bieber dhe Ryan Gosling, Matt Damon dhe Ben Affleck, Prince Charles dhe Ralph Fiennes e shumë emra të tjerë.

Lista është e gjatë me shumë personazhe të njohur, të huaj dhe shqiptarë.

Motrat Vjollca dhe Evi Reçin mund t’i keni parë shpesh me njëra-tjetrën dhe, me siguri, e dini se janë kushërira. Biondet e bukura të ekranit, sa herë u jepet mundësia, nuk ngurojnë t’ia shprehin dashurinë njëra-tjetrës dhe të dërgojë “zemra” apo “puthje” në çdo postim të ri.

Evi Reçi ka gjithashtu lidhje gjaku edhe me Ronela Hajatin, ndonëse të dyja i kemi parë më rrallë.

Vetëm pak kohë më parë, mësuam se Dojna Mema nuk ishte as më pak e as më shumë, por vajza e xhaxhait të Marin Memës, gazetarit të njohur të Top Channel. Por nuk e ka futur ai në punë në Top Channel, pa merak.

Moderatorja e njohur e ekranit, Ermira Çausholli, është kushërirë e parë me Xhemi Shehun. Ndonëse Ermira është tërhequr nga ekrani prej disa kohësh, kur prezantonte “Histori Dashurie” në Vizion Plus, u mësua edhe se ishte kushërirë e parë me moderatoren e “Portokallisë”.

Morena dhe Gjiko, nuk janë rastësisht në muzikë. E kanë në gjak dhe këtë e kanë treguar vetë. Ishte Morena që uroi Gjikon për një projekt të ri të sapopublikuar: “Bravo kushëri!” – shkroi ajo dhe pas kësaj, të gjithë mësuam edhe një lidhje tjetër.

Po Çiljeta dhe Albi? Po, edhe ata janë kushërinj! Tani që e mësuat, mund t’ju duken edhe të ngjashëm, në tiparet zeshkane, në qetësinë dhe humorin që kanë kur flasin, janë të dy të bukur…

Edhe Roza Lati dhe Romina Ruda janë kushërira…

MUND TË JU PËLQEJNË