Ermal Mamaqi sot kishte përvjetorin e lindjes.

Po pasi po jetojmë me frikën e pandemisë koronavirus, sëmundje kjo që çdo dit po merr mijëra jetë të qytetarëve në mbarë botën moderatori nuk do e mbaj mend këtë ditëlindje për festën e bërë po për trishtimin që ka përjetuar.

Ermal Mamaqi pak më parë me anë të një postimi të bërë ndau eksperiencën që kishte kur takoi prindërit e tij, të cilët nuk mundi as t’i përqafoi për shkak rrezikut që po kanos shoqërinë tonë.

Ai thotë se kjo padyshim ishte ditëlindja më e trishtuar që ka përjetuar, tregon se si shkoi tek apartamenti i prindërve të cilët mundi t’i përshëndes vetëm nga distanca prej frikës së koronavirusit.

Më poshtë keni postimin e plotë të tij:

Miq faleminderit per urimet. Padyshim ditlindja me e trishtuar.
Desha të ndaj diçka me ju…

Sot paradite vajta te shpija prindërve dhe i lash një tortë te dera. Zbrita 10 shkallë. Prita sa e hapën derën. I fola nga poshtë… filluan të dy të qanin. Une prita te shkoj ne makine qe te nxjerr lotet. Nuk di si tju them, dhe tani që po shkruaj më mbushen sytë. Si film dramatik. 2min qëndruam, ata në derë e unë poshtë shkallëve. Cudi e madhe, kemi qendruar larg njeri tjetrit shume here me gjate se kaq, dhe ska qene shume problem(te pakten nga une), por sot ishte ndryshe. Sigurisht, gjithe kjo lemeri qe po ndodh. Donim te perqafoheshim dhe nuk mundeshim. Se ku i dihet… Mund te jete ne trupat tane dhe po ja ngjisim tjetri… Nuk e kisha menduar që do jetonim kto kohë. Por është mirë.

Po ndjejmë përsëri mall për njëri tjetrin. Po prekim ca dhoma të zemrës që ishin me pluhur. Dhe si gjithmonë në kto raste po bëhemi pishman për idiotësitë që mërziteshim në kohë paqeje.

E di qe dhe juve ju mungojne familjaret me shume se kurre kto dite. E di që mund ti keni lënë në shpitë e tyre. Ka disa që jetojnë vetëm atje ku janë… Qendroni te forte.

Prapë jam i lumtur. Po pres… Është duke ardhur diçka shumë e mirë… Mos harroni. Dhuratat vijnë përmes problemeve.
Ju përqafoj.

MUND TË JU PËLQEJNË