Në muajin mars të vitit 2019, çifti i njohur Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi u bekuan me fëmijën e dytë në familjen e tyre.

Pas Joelit, Amarda solli në jetë një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Sia. Megjithëse Sia tashmë bën 2 vjeç, të rralla janë rastet që e kemi parë pasi prindërit e saj mundohen të jenë sa më di skretë lidhur me këtë pjesë. Mirëpo, në ditën e saj të lindjes Ami e bëri një përjashtim.

Sia festoi 38-vjetorin e të ëmës dhe mami Ami publikoi në InstaStory një foto shumë të ëmbël me të bijën.

Sia shfaqet duke buzëqeshur e luajtur pranë të ëmës, e veshur me të bardha dhe me dy bishtaleca në kokë.

“Sia dashuria. Ditëlindja ime”- shkruan Ami krahas postimit. Ditën e djeshme, Ermal Mamaqi zbuloi surprizën e bukur për partneren, të cilës ia kishte mbushur zyrën plot tollumbace të bardha dhe një dedikim që shkruante “Yll që shkëlqen”. “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, shkruan Ermal Mamaqi në postimin e tij në Instagram.

MUND TË JU PËLQEJNË