Mbrëmë u mbajt premiera e filmit “I Love Tropoja” nga Ermal Mamaqi.

Premiera u mbajt në Pallatin e Kongreseve, ku përveç aktorëve që janë pjesë e filmit kishte 5 mijë të ftuar.

Ermali i ftuar në “Soiree”, zbuloi se 100 veta e kanë blerë biletën me një çmim special për një kauzë.

Këta 100 veta kanë paguar 100 mijë lekë të vjetra për biletën dhe të gjitha paratë do të shkojnë për bamirësi.“100 veta nga orari i premierës së orës 6, dua t’i falenderoj në veçanti sepse kanë qenë jo të ftuar, por e kanë blerë biletën dhe ne këtë nuk donim ta bënim publike. E kanë blerë biletën me një çmim special, 100 mijë lekë të vjetra dhe 100 veta e kanë blerë këtë biletë. Të gjithë këto të ardhura nga biletat do shkojnë për bamirësi”, tha Ermal Mamaqi.

 

MUND TË JU PËLQEJNË