Ishte Blero që e afirmoi dhe ia dha epitetin e më të ndjekurës në vend.

Bëhet fjalë për të fejuarën e tij, Afrona Dikën, e cila tani për ne është figurë shumë e dashur dhe e ndjekur, shkruan Kosovarja.

Plotëson të gjitha kriteret për të qenë e kërkuar, andaj edhe po arrin që këtë punë ta realizojë fare mirë edhe me aktivitet dhe përditshmërinë e saj.

Veçanërisht, pasi janë në prag të martesës ajo po përmendet jashtëzakonisht shumë nga të gjithë.

Pas organizimit të natës së beqarisë, ajo këto ditë vendosi që ti kalojë me Bleron në Prishtinë.

Shëtitjet dhe lukset e tyre nuk po kanë fund, dhe këtë po e dëshmojnë netët e ndryshme që ata po kalojnë pranë njëri tjetrit.

Ashtu edhe sikur nata e kaluar që i zuri në mes të vallëzimeve, e ajo që rrëmbeu vëmendje ishte Afrona e cila shfrytëzonte çdo moment të kësaj nate duke u argëtuar por edhe duke humbur peshë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË