Çdo njeri ka mall dhe nostalgji kur kujton vendlindjen, e veçanërisht kur e viziton shpesh atë vend.

Edhe për fytyrat publike nuk është aspak më ndryshe, puna e të cilëve iu imponon për të qenë sa më larg vendlindjes së tyre, shkruan Kosovarja.

Por, dikush nga ta po del të thyejë këtë akull, duke e vizituar shpesh vendin ku ka lindur dhe është rritur e ajo është këngëtarja e njohur Remzie Osmani.

Ndonëse është shumë e angazhuar rreth profesionit dhe nganjëherë nuk ka kohë as për familjen e saj, këgnëtarja asesi nuk e lë anash Mushtishtin.

Atë e shohim shpesh duke shkuar e duke vizituar, ku gjithmonë kalon kohë të mirë atje.

Remzia edhe sot ndodhet atje, ku dhe ka ndarë disa fotografi se si po duket, e që padyshim stili i veçantë dhe bukuria e rallë po dominojnë jashtëzakonisht në të. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË