E dijmë që sezona e verës është shumë e ngarkuar për këngëtarët, të cilët janë të angazhuar për të kënduar në dasma, mbrëmje muzikore e ahengje të ndryshme familjare.

Njëra ndër këngëtaret më të kërkuara në këtë sezonë ka qenë edhe Afërdita Demaku, shkruan “Kosovarja”.

Ajo është parë duke plotë elegancë në paraqitjet e saj në ahengje të ndryshme duke krijuar atmosferë.

E pas gjithë këtyre angazhimeve këngëtarja ka zgjedhur bukuritë malore të Prevallës për tu relaksuar e pushuar nga dasmat.

Afërdita ka ndarë me ndjekësit në Instagram një fotografi nga kjo vizitë, teksa është shfaqur me veshje më sportive.

“Bac përhajr dasma”, është kënga e fundit e Afërditës, në duetë me vajzën e djalin e saj./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË