Enca Haxhia i është kthyer ‘dashurisë’ së parë.

Enca Haxha këto ditë ka nisur xhirimet në filmin ku do ta shohim në rolin e aktores.

Pas shumë ditësh angazhime rreth xhirimeve, këngëtarja i është rikthyer ‘dashurisë’ së parë, muzikës.

Ajo sot erdhi në Prishtinë, ku përmes një fotografie të shkrepur në studio muzikore, tregoi se ka nisur punën për këngën e re.

“Kthehem tek Dashuria nr 1”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, “Jealous” titullohet kënga e fundit nga Enca Haxhia, e cila u prit mirë nga fansat e saj. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË