Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi po kalojnë pushimet së bashku.

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë duke shijuar ditët e fundit të stinës së verës së bashku para se t’i rikthehen skenës muzikore përsëri me këngët e paralajmëruara, shkruan lajmi.net.

Është këngëtari ai i cili ka publikuar një fotografi së bashku me të dashurën në një pishinë dhe afër imazhit ai la edhe një shkrim romantik “Gëzuar Eni sepse çdo ditë e jona bashkë është festë”.

Sa i përket muzikës dyshja kanë paralajmëruar projekte të reja, Genci është në finalizimin e albumit ndërsa Eni në muajin shtator pritet të vjen me një video projekt të ri. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË