Këngëtarja e njohur Eni Koçi duket se është përfshirë në frymën festive të atmosferës së fundvitit.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi të realizuara së fundmi, ku është shfaqur mjaft festive.

Në imazhin e fundit të ndarë me ndjekësit në Instagram, Eni dukej mjaft atraktive në një fustan të shkurtër ngjyrë blu dhe me shkëlqim.

“Gëzuar për një tjetër vit”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Eni përndryshe është duke shijuar lidhjen e saj me këngëtarin Genc Prelvukaj, me të cilin gjithashtu ka realizuar një nga fotografitë e setit festiv për fundvit.

Ajo ka pasur një vit mjaft të suksesshëm me projekte të shumta muzikore, gjersa nuk ka munguar edhe në koncerte e mbrëmje muzikore anë e mbanë trevave shqiptare./Telegrafi

MUND TË JU PËLQEJNË