Kryebashkiaku i Tiranës ka publikuar një video, në të cilën shfaq disa nxënës kinez duke kënduar shqip.

Erion Veliaj ka ndarë me ndjekësit një video në rrjete sociale, në të cilën shfaq nxënësit kinez duke kënduar këngën e Alban Skënderajt.

Prapa tyre gjendej mbishkrimi “Pekini i uron mirëseardhje Kreut të Bashkisë së Tiranës.

Në videon që Veliaj e publikoi në Facebook, shkroi “Eci në Kinë me 30 vetë 😄

Alban Skenderaj se mos e merr vesh Noizy sa fansa ke në Kinë se na fike…😅😅😅”.

Për ndryshe, studentët kinez po e këndonin hitin “Mirëmëngjes”, të cilin Alban Skënderaj e ka publikuar në vitin 2013.

MUND TË JU PËLQEJNË