Atmosfera festiva ka mbërritur edhe në shtëpinë e çiftit Alban Skenderaj dhe Miriam Cani.

Ka qenë vajza e tyre, Amelia, ajo e cila ka kërkuar që prindërit të rregullojnë pemën e Vitit të Ri.

Ka qenë Albani ai i cili ka publikuar një fotografi ku shihet përkrah bashkëshortes dhe vajzës, ndërsa shihet atmosfera festive që po mbizotëron në shtëpinë e tyre.

“Mbasi e dekoruam pemen, me urdher te Amelise ju nisim nje puthje”, ka shkruar Alban Skenderaj.“Duam” është projekti i tyre i fundit, klipi i të cilit është realizuar në ishujt Maldive, ndërsa Miriami shumë shpejt pritet të bëhet sërish nënë, ku lajmin e dha Albani në njërin nga koncertet recital të tij. /GazetaBlic

MUND TË JU PËLQEJNË