Shumë personazhe publikë kanë ofruar ndihmën e tyre të pakushtëzuar për të gjithë të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Mes tyre dhe çifti i njohur i Showbizit, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj. Dyshja deri më sot ka ndihmuar në heshtje, pa publikuar asgjë në rrjete sociale.

Vetëm së fundmi, Miriami e theu heshtjen, duke treguar se ajo dhe i shoqi, janë munduar të ndihmojnë me shpirt e me zemër.

“Jam e lumtur qe kemi arritur tju vijme sado pak ne ndihme rreth 200 personave te prekur nga termeti te cilet jane strehuar ne kompleksin e kishes ortodokse “Shen Vlashi” ne Durres.

Ne keto dite te veshtira si shume te tjere ata kane nevoje per cdo lloj suporti material apo financiar. Cdokush qe deshiron te kontribuoj ne vazhdim per ato familje mund t’i drejtohet direkt kishes apo ketij numer kontakti: +355 67 201 4591.

Perveç ndihmave bazike dhe jetesore duhet te ndihmojme njeri tjetrin edhe shpirterisht. Ashtu sic ushqehet dhe grohet trupi ashtu dhe shpirti ka nevoje per ushqim e ngrohtesi. Ndoshta prej natyres une dhe Albani jemi pak me diskrete e te rezervuar por ne heshtje dhe me dashuri e zemer jemi munduar te ndihmojme ku kemi mundur.

Faleminderit te gjithe bashkeatdhetareve tane ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Diaspore qe edhe njehere deshmuan qe kur bashkohemi ne emer te dashurise mund te marrim ne dore fatet e kombit e te bejme diferencen.

Eshte deshmia se ENDE KA SHPRESE! Paqe e dashuri per te gjithe ju”, ka shkruar Miriami krahas një fotoje të publikuar në profilin e saj të Instagramit.

MUND TË JU PËLQEJNË