Se është e ëmbël e dinë dhe e pranojnë të gjithë. E quajtur ëmbëlsira e estradës, këngëtarja Shyhrete Behluli po e vazhdon suksesshëm karrierën muzikore, me këngë, videoklipe, mbrëmje, dasma e ahengje, shkruan “Kosovarja”.

Shyhrete Behluli nuk komentohet vetëm për këngët, por edhe për paraqitjen e jashtme, fustanet, frizurat e grimin. Sot duket më e re, më e freskët e më bashkëkohore sesa në rininë e saj.

Këngëtarja e muzikës popullore pozon shpesh para syrit të aparatit të fotografëve profesionistë, të cilët prihen t’ia zhdukin çdo shenjë kohe, shkruan “Kosovarja”.

Shyhretja edhe në përditshmëri pa grim profesional e “photoshop” duket e ëmbël dhe e pashme. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË