Shyhrete Behluli është këngëtarja më e pëlqyer e zhanrit popullor dhe më e ndjekur deri tani.

Për vite të tëra i ka dhuruar publikut shqiptar këngët të mirëfillta, duete e bashkëpunime të shumta, shkruan Kosovarja.

Përveç karrierës së saj muzikore, ajo vazhdimisht është përfolur dhe komentuar për paraqitjet e saj skenike që shumë emra të rinjë ka lënë në hije.

Ajo po i qëndron mjaft mirë kohës, dhe çdo herë e më shumë shkëlqen ngado që merr pjesë kjo si shkak që i kushton tej mase rëndësi dukjes dhe stilit të saj.

Duke e ditur fare mirë shijen e publikut, ajo asnjëherë nuk ka zhgënjyer në përfomancat e saj, dhe thuajse që nga fillimi i karrierës së saj është shfaqur e tillë.

Ndoënse është kështu, ajo sot ka sjellë një pamje të rinisë së saj për të gjithë që kanë harruar se si dukej ajo në kohët e atëhershme. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË