Remzie Osmani është protagonistja më me ndikim në audiencën shqiptare.

Karriera shumëvjeçare dhe paraqitjet e pandalshme në tërë botën, e kanë bërë shumë të ndjekur dhe të besueshme tek të gjithë, shkruan Kosovarja.

Remzia, që nga fillimi ka ushtruar muzikën popullore, zhanër ky që i ka ndihmuar mjaft shumë të afirmohet dhe të jetë e njohur në secilën pikë.

Këngëtarja e njohur me punën dhe përkushtimin e saj ka bërë të jetë e kërkuar edhe nëpër dasma, aty edhe ku ka dëshmuar zërin e saj duke goditur gjithmonë në shenjë.

E, përderisa për të gjithë kanë mbaruar datat e dasmave dhe të ahengjeve, për të duket se ende nuk ka përfundur kjo aventurë dhe herë pas here është e angazhuar të shkojë të performojë në dasmat e familjeve shqiptare.

Remzia, edhe natën e kaluar njoftoi përmes disa publikimeve që gjendet në një aheng familjar, ku edhe shihej se po kalonte shumë mirë.

E, përveç që kishte kaluar momente të bukura, ajo mesa duket kishte fituar goxha para nga kjo natë.

Të paktën kështu po shihet përmes kësaj fotografie që do e lëshojmë në vijim, ku lumturia e saj vërehet në sy, sa edhe fluturimit ia kë mësy. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË