Gresa Behluli po kalon ditët e fundit si beqare.

Këngëtarja e njohur brenda pak ditësh do t’i japë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e saj me martesë.

Të mërkurën me 27 mars, Gresa do të festojë kanagjeqin e saj mes familjareve e shoqeve ku do te ketë edhe shumë fytyra të njohura publike.

Pikërisht në kanagjeqin e saj nusja më e re e skenës do të bëjë edhe promovimin e këngës më të re, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me nënën e saj, bilbilin e këngës shqipe, Shkurte Fejza.

Kujtojmë se Gresa ka kohë që është në lidhje ndërsa ka arritur që të fejuarin ta mbajë larg syrit të medias./GazetaExpress

MUND TË JU PËLQEJNË