Ajo është një emër mjaft i komentuar në mediet rozë.

E fokusuar mes muzikës dhe biznesit, Shkenda Dubova e ka dëshmuar veten si një grua e zonja sa i përket skenës muzikore si edhe menaxhimit, shkruan Kosovarja.

Edhe pse jo shumë aktive me këngë, ajo vazhdon të jetë mjaft aktive në sfera tjera, duke e zotëruar mjaft mirë biznesin e saj.

Ditët e nxehta, Shkenda po vazhdon ti kalojë pranë bregdeteve të ndryshme, duke u shfaqur joshëse si zakonisht.

Ajo sot ka kaluar ditën brenda, teksa e ka dëshmuar edhe me postimin e saj.

E ulur dhe këmbën mbi këmbë, Shkenda shihet teksa po luan me telefonin e saj.

Ajo po luan lojën e famshme e njohur tek shqiptarët si “Burrec, mos u zemëro”. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË