Shkenda Dubova është ndër fytyrat më të preferuara për publikun shqiptar.

Për vite me radhë dhuroi këngë e hite të pashtershme që edhe sot dëgjohen nga shumë të rinjë e nga një shoqëri e gjerë, shkruan Kosovarja.

Shkenda ashtu siç bëri boom me projektet e saj, ashtu dhe u largua nga profesioni i saj dhe nga angazhimet që e rrethonin vite më parë.

Por, për të qëndruar afër fansave të saj ajo ka zgjedhur një tjetër mënyrë, që të mos harrohet dhe të mbetet dhe më tutje në mendjen e tyre.

Këtë po e bën nëpërmjet rrjeteve sociale dhe realizimeve të fotografive dhe fotosesioneve të ndryshme.

Meqë po vazhdon kështu, ajo me fotosesionin e radhës lëre më që shkëlqen dhe duket e magjishme, por edhe vjeshtën na bëri pranverë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË