Shkenda Dubova është ndër ata emra që përflitet shumë shpesh në mediat rozë.

Fillimisht u bë e njohur si këngëtare, për të vazhduar më pas si një biznesmene e suksesshme, shkruan “Kosovarja”.

Flokët e saj kaçurrela janë ato që i japin një pamje magjepse që në shikim të parë, por syri nuk ndalet vetëm këtu.

Ajo po ashtu posedon linja të bollshme trupore që çdo femër i ëndërron. E duke i poseduar këto karakteristika të një femre të veçantë e mjaft të bukur, Shkenda çdo herë gjen një taktikë si të merr vëmendjen jo vetëm të publikut por edhe të mediave.

E këtë më së miri e arrin nëpërmjet postimeve joshëse e atraktive në Instagram.

Së fundi, ajo sjell një imazh ku përveç flokëve në fokus është edhe gjoksi i saj.

Eh si do të thoshte populli ndryshe: “Një rrugë e dy punë”. Duke reklamuar flokët, e tregon edhe gjoksin./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË