Që të tria janë shumë të dashura dhe të njohura për publikun, bëhet fjalë për tri shoqet e pandashme Blerona Zeqirin, Arbnora Ademajn si dhe Shkenda Dubovën shkruan “Kosovarja”.

Secila më e bukur se tjetra, secila më sharmante se tjetra.

Edhe pse dy prej tyre kanë të ngjashëm profesionin Blerona dhe Arbnora pra moderimin Shkenda është ajo që i disponon me këngët e saja.

Jo vetëm kaq. Ajo po ashtu u ka ndihmuar shoqeve të saj të arrijnë linjat perfekte në qendrën e saj të dobësimit.

Mirëpo, përveç që i lidh profesioni ato kanë kaluar përtej këtyre kufijve jo duke ngelur vetëm kolege por duke u bërë mikesha mjaft të mira.

Madje, kohët e fundit nuk mund as ti ndash janë bërë si ta ndash një mollë në tri pjesë, çdo herë shfaqen bashkë.

Dashurinë e tyre miqësore nuk e fshehin dot, po mundohen ta tregojnë edhe përmes gjësendeve duke i blerë të njëjta si të ishin motra.

Edhe pse nuk është për tu habitur pasi që të tria bëjnë jetë luksoze dhe vishen firmato nga koka gjerë te këmbët.

Nuk i vëmë në faj. “Kur ta jep Zoti me ba sefa ta jep”./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË