Arbnora Ademaj po nise një karrierë të bujshme në botën e filmit dhe serialeve në Turqi, atje ku kinematografia është tejet e zhvilluar.

Bukuroshja kosovare që njihet për pamjen, stilin, prezantimet e suksesshme dhe jetën luksoze, ka diçka për të thënë edhe në këto ditë pandemie, shkruan “Kosovarja”.

Ademaj, ka lëshuar në Instastory një postim me këshilla pozitive, ndërkohë që ka thënë se mirë do të ishte të ishim “të ndeshëm, të sinqertë, të ndjeshëm…”, siç thuhet në shkrimin që e ka shpërndarë.

Në një storie tjetër, Arbnora ka njoftuar ndjekësit se është në Katund të ri të Pejes, ku dikush po qet fli.

Ish missi, tani prezantuese e aktore, ka thënë se në katund po bëhet mirë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË