Siç duket Arbnora Ademaj nuk e ka ndërmend të ndalet sa i përket zhvillimit të karrierës.

E kur flasim për femrat më të suksesshmë në Kosovë natyrisht që kësaj liste i prin edhe modelja, prezantuesja dhe tani aktorja e njohur kosovare, e cila po arrin të thyej kufijtë me famë edhe jashtë vendit, shkruan “Kosovarja”.

Lirshëm mund të themi se bukuroshja pejane është shembull për gjitha ato femra që kanë ambicie të larta, dhe si dëshmi se gjërat që do në jetë mund ti arrish vetëm me punë e përkushtim.

Ajo është e para femër që po i besohet roli dhe pjesëmarrja në një serial turk, krahë aktorëve më të njohur të atjeshëm.

Tek sa ditë më parë Arbnora u pa në Londër, tani u kuptua aryseja e vizitës atje, e që natyrisht ka të bëjë me punën e saj të re si aktore.

E sukseset e Arbnorw po vlerësohen edhe jashtë vendit, Së fundi ajo ka marrë pjesë edhe në “London Film Festival”, ku fitoi një çmim nga filmi “Sent My Daughter”.

Ajo u shpreh mjaft e lumtur, por mbi të gjitha si zakonisht u shfaq edhe mjaft e bukur./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË