Ish missi, prezantuesja, modelja dhe tani aktorja e njohur Arbnora Ademaj pritet që përvecc famës në Kosovë një të tillë ta krijojë edhe në Turqi.

Kjo falë asaj se Arbnora është e vetmja femër kosovarë që po i besohet roli në një serial turk, krahë aktorëvë më të njohur të Turqisë, që jo rastësisht njihen edhe tek ne, shkruan “Kosovarja”.

Para disa ditësh Arbnora ka filluar xhirimet e serialit në të cilin do të marrë pjesë, ku edhe nuk ka hezituar që disa sekuenca ti ndajë bashkë më ndjekësit e saj që më padurim e kanë pritur ta shohin në ekranin televiziv, por tani si aktore.

E sot , ani pse akoma ndodhet në Turqi, edhe Arbnora si shumë artistë tjerë ka uruar Kosovën me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë.

“Urime 12 vjetorin e Pavarësisë Kosovë, të pafsha ashtu qysh t’kanë ëndërru ata që për ty janë fliju”, kështu uron tanimë femra më e ndjekur në Kosovë./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË