Mahmut Ferati dhe Shyhrete Behluli për një kohë të gjatë ishin ndër tandemët më të njohura e të pëlqyera, shkruan “Kosovarja”.

Mahmuti e Shyhretja kanë pasur shumë bashkëpunime, këngë, kollazhe e potpuri, të cilat i kanë kënduar në emisione e mbrëmje gjithë andej botes.

Dyshja kanë qenë bashkëpunëtor e miq të mirë, por së fundi u fol se marrëdhënia e tyre ka pësuar një krisje. Çka fshihet pas kësaj, e dinë më së miri dyshja në fjalë, shkruan “Kosovarja”.

Tani, Mahmuti po vjen në një duet me këngëtaren Vjollca Haxhiu, që gjithashtu ka pasur duete me këngëtarët më të afirmuar të estradës./Kosovarja/


MUND TË JU PËLQEJNË