Para pak ditësh i mbusha të 30-at. Në jetën time i kam pasur tri dashuri. Dy të parët ikën si mos me pas qenë kurrë, kurse me të tretin jam fejuar vitin e kaluar, e që në verën e ardhshme shpresojmë se do të martohemi.

Por, ditë më parë kuptova se vjehrri im i ardhshëm ishte njëri prej dashnorëve të mi! Ai e kishte ditur që nga fillimi për mua dhe ka ishte shumë kategorik që të mos fejohemi. Por, djali i tij, pra i fejuari im, as që e mori parasysh kundërshtimin e tij, shkruan për Portalin tonë “Kosovarja”, Leta, nga Cyrihu i Zvicrës.

Jam e lindur dhe e rritur në Zvicër, e që babai im është i lindur në Gjilan. Kur i bëra 20 vjet u njoha me një burrë të martuar. I kaluam bashkë dy vjet. Por, meqë gruaja e tij mësoi për dashurinë tonë, ai u detyrua ose t’më braktisë mua ose gruan e tij. Dhe, u soll e pështoll dhe më braktisi mua… U ndjeva keq, sepse kisha bindjen se ai do e lërë gruan dhe do më merr mua, meqë duheshim shumë. Kështu mendoja unë… Por, ndodhi e kundërta. Ai më la mua dhe vazhdoi jetën me gruan e vet…

U ndjeva e thyer shpirtërisht, e përbuzur, aq sa mendoja t’i jepja fund edhe jetës.

Por, fati deshi dhe e përthekova veten dhe ia dola ta mposhti mërzinë…

Gjermani m’i kthjelloi sytë…
Që ta tejkaloj mërzinë që kisha, vendosa të gjeja një tjetër dhe ashtu edhe u bë. I dashuri im i ri ishte gjerman dhe më kuptoi fort mirë kur i tregova se si e kisha pasur rastin. Më ofroi mbështetje, më dërgonte në vende luksoze, në vikende gjatë fundjavës…

Por, me kohë qemë marrë vesh se nuk mund të martoheshim, meqë babai do më mbyste po t’i thosha se do martohesha me të huaj, duke pasur parasysh se shqiptarë në Zvicër kishte me bollëk.

E, i treti?
I treti, me të cilin edhe jam fejuar, është më problematiku. Nuk është problematik djali, por problematike është familja e tij. Babai i tij qe kategorik kundër që të fejohemi. Dhe, asnjëherë nuk arrija ta kuptoja psenë derisa nuk u njoha edhe me atë. Ai ishte, fatkeqësisht, mu ai që nuk e la gruan për mua! Mu ai që më braktisi…

Desha t’ia bëja me dija të “fejuarit” tim se e njihja babanë e tij që moti, por diçka ë shpirt nuk më la dhe vendosa t’i hakmerresha atij…

Djali i tij është i sjellshëm, i padjallëzuar dhe nuk di për të kaluarën time me babanë e tij. Vazhdimisht më thotë se më do dhe mundohet t’më bëj të lumtur edhe si të fejuar. Më ka thënë se para se të martohemi do marrim një banesë dhe që nga dita e martesës do jetojmë atje, e jo në shtëpinë e babait tij, edhe pse shtëpia e tyre është e madhe, madje edhe për 2-3 familje.

Më thotë se do jetojmë vetë, meqë nuk mund t’ia falë assesi babait të vet pse vazhdimisht ishte kundër fejesës sonë…

Por, sado që po ndihem mirë që po i hakmerrem vjehrrit tim, në anën tjetër, po më brengosë fakti se, ndoshta, im burrë herë do kur do e kuptoj të vërtetën dhe mund t’më lë edhe ai… Andaj, jam e lumtur momentalisht, por po bëj jetë si në mjegull… /Leta “Kosovarja”/

MUND TË JU PËLQEJNË